Bariu nga Sellca e Keqe denoncon sulm fizik teksa ruante delet

Një incident është raportuar edhe në rajonin e Kamjanit, ku një 43-vjeçar nga fshati Sellcë e Keqe ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga dy bashkëfshatarë, raporton Tetovasot.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur “Lisi”, në territorin e Novo Sellës 2, derisa ai ishte me tufën e dhenve.

Reklame

“Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, bëjnë të ditur nga policia e Tetovës.

By admin2