Vanesa thyen heshtjen për raportin me Indrin

Këngëtarja Vanesa Sono ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë rreth përfundimit të marrëdhënies së saj me aktorin Indri Shiroka, një histori që tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Prive”, artistja tregoi se gjithçka që ka shprehur gjatë eksperiencës në fermë ka qenë e sinqertë dhe e bazuar në ndjenjat që kishte në atë periudhë.

“Për sa kohë kam qenë brenda, kam qenë e sinqertë dhe çdo gjë që kam folur ka qenë e sinqertë. Edhe pas daljes sime vazhdoj të mendoj të njëjtat gjëra, por ishte vendimi i tij ta mbyllte historinë, në mënyrën se si e mbylli”, u shpreh Vanesa.

Reklame

Ajo la të kuptohet se, pavarësisht ndjenjave që vazhdon të ketë për atë periudhë, fundi i marrëdhënies ishte një zgjedhje e marrë nga Indri, të cilën e ka respektuar.

 

 

Historia e tyre u komentua gjerësisht edhe për mënyrën e pazakontë se si mori fund. Aktori vendosi t’i japë fund lidhjes përmes një letre të lexuar gjatë një transmetimi live, duke surprizuar jo vetëm Vanesën, por edhe ndjekësit e formatit.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja kishte ndërmarrë një veprim të ngjashëm ndaj ish-partnerit të saj para se të niste këtë histori, duke bërë që situata të rikthente në vëmendje një skenar që pak kush e kishte parashikuar të përsëritej.

Pavarësisht ndarjes, deklaratat e Vanesës tregojnë se ajo vazhdon të mbetet e qartë dhe e sinqertë për mënyrën se si e ka përjetuar këtë raport.