Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shuto Orizare të Shkupit, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik që ka përfunduar me dy të lënduar rëndë dhe 11 persona të arrestuar.
Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 3 qershor 2026, rreth orës 23:04, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Shuto Orizares është prishur rendi dhe qetësia publike si pasojë e një përleshjeje fizike reciproke mes disa personave.
Gjatë incidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar E.J. (35) dhe M.J. (37). Të dy janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në lidhje me rastin, policia ka privuar nga liria 11 persona nga Shkupi: S.Xh. (53), M.S. (27), Xh.Xh. (28), A.K. (44), S.S. (29), F.M. (46), F.S. (20), D.J. (21), E.J. (32), J.J. (27) dhe N.J. (54).
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse ndaj personave të përfshirë.


