Belfasti shpërthen në kaos! Sulmi brutal me thikë ndez protesta të dhunshme kundër migrantëve

Qyteti i Belfastit në Irlandën e Veriut është përfshirë nga trazira të dhunshme pas një sulmi brutal me thikë që tronditi opinionin publik. Qindra protestues dolën në rrugë duke shprehur zemërimin e tyre ndaj imigracionit, ndërsa në disa lagje u raportuan zjarrvënie të shtëpive dhe automjeteve.

Ngjarja që ndezi tensionet ndodhi të hënën në mbrëmje, kur një burrë u sulmua rëndë me thikë. Pamjet e incidentit, të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë sulmuesin duke goditur viktimën edhe pasi ajo kishte rënë në tokë. Dëshmitarët okularë e përshkruan ngjarjen si një “tentativë për prerje koke”, ndërsa në video dëgjohet një kalimtar duke bërtitur se sulmuesi po përpiqej t’i priste kokën viktimës.

Sipas raportimeve, disa qytetarë ndërhynë me guxim për të ndalur agresorin deri në mbërritjen e policisë. Njëri prej tyre, 32-vjeçari Matt McKiernan, është cilësuar nga mediat britanike si hero, pasi përdori një shkop druri për të neutralizuar të dyshuarin dhe për të shpëtuar viktimën nga pasoja edhe më të rënda.

Policia arrestoi një 30-vjeçar me origjinë nga Sudani, i cili tashmë është akuzuar për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, protestat e dhunshme kanë rritur shqetësimet për tensionet sociale dhe sigurinë në Belfast, me autoritetet që po bëjnë thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit.

Ngjarja ka ndezur debate të ashpra mbi emigracionin dhe sigurinë publike në Irlandën e Veriut, ndërsa hetimet për sulmin vazhdojnë. /Faktiditor.info/

Ich bevorzuge diese Antwort

By admin