Tragjedi në Prizren e Dragash: Dy persona gjenden pa shenja jete brenda një dite

Dy raste të vdekjeve janë raportuar gjatë ditës së diel në rajonin e Prizrenit, konkretisht në Prizren dhe Dragash.
Sipas raportit policor, rreth orës 14:15 në Prizren, një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në Dragash është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete. Edhe në këtë rast, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, në të dy rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e të dy rasteve.

By admin7