Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga ditët e fundit, të cilat i ka cilësuar si plot emocione, promovime dhe ribashkime.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkroi: “What an amazing last few days! Promo and reunions. ‘Descendants: Wicked Wonderland’ del më 16 korrik në Disney+, jam shumë e emocionuar që rikthehem si Queen of Hearts. Shijojeni!”, shkruan Indeksonline.

Me këtë postim, Rita konfirmoi rikthimin e saj në rolin e Mbretëreshës së Zemrave (Queen of Hearts) në filmin “Descendants: Wicked Wonderland”, i cili do të publikohet më 16 korrik në platformën Disney+.

Fansat kanë reaguar menjëherë me komente dhe urime, duke shprehur entuziazmin për ta parë sërish Rita Orën në këtë rol./Indeksonline/



