‘Besoni Besartit’, Gjesti bën paralajmërimin e shumëpritur

Pas një shkëputjeje nga aktivitetet muzikore që pasuan lansimin e EP-së, Gjesti ka dhënë sinjalet e para për rikthimin e tij.

Artisti ka publikuar një video nga oborri i shtëpisë, ku shihet duke kaluar kohë dhe duke luajtur me qenin, ndërsa krahas pamjeve ka treguar se gjatë muajit të fundit kishte ndier nevojën të pushonte dhe të largohej përkohësisht nga gjithçka.

“Jeta jem qe 1 muj qeshtu u kan. Mu ka dasht ni pushim, me lshu komplet ni her”, ka shkruar Gjesti, duke shpjeguar kështu mungesën e tij.

Megjithatë, duket se pauzës po i vjen fundi. Këngëtari ka paralajmëruar se është duke përgatitur diçka të re për publikun, pa zbuluar ende detaje konkrete.

“E di qe jeni tu e prit ni BOOMB prej meje n’ket ver. Veç kini durim edhe pak… Se kom diqka per ju”, ishte mesazhi i tij për fansat.

Në fund, Gjesti e ka mbyllur paralajmërimin duke shkruar: “Besoj Besartit”.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë artisti, por nga mënyra se si e ka paralajmëruar, fansat mund të presin (të paktën një) një projekt të ri gjatë verës.

By admin4