Një stuhi e rëndë atmosferike që goditi sot fshatin Pozheran të komunës së Vitisë ka shkaktuar pasoja tragjike. Si pasojë e motit të ligë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Viktima është Nazim Islam Pira, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga kjo ngjarje e rëndë.
Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e Pozheranit, të cilët po përballen me humbjen e rëndë.
Ndërkohë, dy personat e lënduar janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa pritet të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me gjendjen e tyre dhe rrethanat e plota të ngjarjes./faktiditor.info



