Koci: Lirohet i riu nga Kosova i ndaluar në Horgosh

I riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh gjatë kthimit nga Gjermania, është liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në facebook, ku ka konfirmuar se i riu tashmë ndodhet në liri.

“I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh. I lumtur sa s’ka! Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur. Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon!”, ka shkruar Koci.

Më herët gjatë ditës, Koci kishte njoftuar se i riu ishte ndaluar në pikën kufitare Horgosh, ku gjatë kontrollit të automjetit autoritetet serbe kishin gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse./IndeksOnline/

By admin7