Vjedhje në Tetovë, zhduket një Range Rover me targa zvicerane

Më 25.10.2026, në orën 18:05, në SPB Tetovë, F.D. (44) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij të tipit „Range Rover”, me targa zvicerane.

Sipas denoncimit, automjeti ishte parkuar në rrugën „Vidoe Smilevski Bato” dhe ishte vjedhur në periudhën ndërmjet orës 12:30 dhe 16:00.
Policia po ndërmerr masa për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e autorit të vjedhjes.