Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka pësuar një lëndim të ri.
Ylli “kuqezi” mungoi në ndeshjen miqësore të Burnleyt ndaj Ajaxit, shkruan Indeksonline
Trajneri Nicky Hayen tregoi se sulmuesi shqiptar ka pësuar një lëndim të vogël, por që do e lë jashtë fushave për disa ditë.
“Armando Broja ka pësuar një lëndim të vogël. Kështu që do të mungojë disa javë”, u shpreh trajneri Nicky Hayen
Kujtojmë se Broja sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship. Por, ai ka disa oferta nga Serie A./Indeksonline/



