UEFA i ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar kosovar Genc Nuza drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet skuadrës belge Gent dhe ukrainasve të LNZ Cherkasy.
Takimi do të zhvillohet më 30 korrik në stadiumin KAA Gent Arena në Gent, me fillim nga ora 20:30, shkruan Indeksonline
Nuza do të asistojë nga gjyqtarët anësorë Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Erdall Zasella.

Ky delegim përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA për gjyqtarët kosovarë dhe dëshmon besimin e vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e tyre në garat ndërkombëtare.
Federata e Futbollit e Kosovës i ka uruar suksese ekipit të gjyqtarëve kosovarë dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë përballje evropiane./Indeksonline/



