A është ky përfaqësimi i drejt dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore?

Media në gjuhën shqipe njoftojnë se zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me debatin për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë, veçanërisht për konkursin për Akademinë Policore, e cila po rikthehet pas 26 vitesh.

Përmes një statusi në Facebook, Iseni thotë se “çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë është një përgjegjësi që duhet marrë seriozisht dhe se çdo proces që ndikon në këtë përfaqësim duhet të zhvillohet me transparencë dhe mbi bazën e fakteve.
Por, sot duhet të flasim me fakte, jo me propagandë”, shkruan Iseni.

Dhe kështu, vetëm 9 shqiptarë janë pranuar në Akademinë Policore, kurse nga kampi maqedon 310 nxënës të kësaj Akademie, ku përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mbeti një shprehje e gjetur propagandistike për vredistët e koalicionit qeveritar, të cilët nuk kanë asnjë shpjegim tjetër veç atij demagogjiik që në realitet nuk solli ndryshimin për shqiptarët, por solli regres dhe kthim prapa në të gjitha fushat.

Ajo qe duhet theksuar në këtë rast është se ky zëvendëskryepolici Iseni nuk tregon numrin e shqiptarëve që kanë aplikuar në Akademinë Policore, por e mban të fshehur si me porosi nga lartë!

Diskriminimi etnik mund të lexohet si mospërfillje dhe denigrim ndaj aleates lojale VREDI, e cila nuk mund të kundërshtoj vendimet e njëanshme dhe antishqiptare të despotit të saj Micko, ku vetëm 9 shqiptarë përballë një batalioni maqedon në Akademinë Policore, përbën fyerje ndaj pjesmarrëjes së shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është se a është ky përfaqësimi i drejt dhe adekuat që premtuan vredistët e Mexhos dhe Bilit bashkë me atë palo projektligjin që pret radhën në sirtarët e Afrimllarit apo gënjeshtra e radhës që premtoi VREDI shqiptarëve të Severnistanit?

Ky ishte slogani vredist për shqiptarët me projektligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat që nuk parasheh kuotat etnike, groposi përfaqësimin etnik ndaj shqiptarëve në raport 100 me 2!

A është ky “ndryshimi” i shumë propaganduar nga megafonët e VREDI-t apo ishte loja e madhe e pokerit politik që përmes bixhozit politik, vredistët na telendisën degë me degë me broçkullat për ndryshiminqë në fakt doli se ishte nënshtrim dhe vasaletet pakushte!

Medai Shaholli

By admin7