Kristjan Asllanit, mesfushori i Kombëtares prezantohet tek skuadra e sheikëve

Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Al-Jazira FC. Mesfushori 24-vjeçar u largua nga Inter, për të nisur një aventurë të re me ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tek klubi i ri, Asllani do të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit, formulë për të cilët sheikët kanë shpenzuar 2 milionë euro. Ndërsa opsioni i blerjes është 5 milionë euro.

Kujtojmë se Asllani e ka nisur karrierën në Itali me Empolin. Më vonë kaloi te Interi, ndërsa në sezonin e fundit luajti në formë huazimi tek Torino dhe në Turqi me Besiktas.

By admin7