Serbia po shënon pjesëmarrje të lartë të votuesve në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë të diel. Sipas të dhënave paraprake, dalja në nivel shtetëror deri në orën 18:00 ka arritur rreth 60 për qind.
Ndërkohë, vëmendje të veçantë ka edhe gara për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Alban Alili, anëtar i shtabit zgjedhor të “Koalicionit Shqiptar”, deklaroi për FaktiDitor se, sipas të dhënave preliminare të koalicionit, deri më tani kanë siguruar dy mandate deputetësh dhe po synojnë edhe mandatin e tretë.
Ai theksoi se rezultati përfundimtar do të varet edhe nga pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në mbylljen e vendvotimeve, në orën 20:00.
Numërimi i votave dhe rezultatet zyrtare pritet të sqarojnë përbërjen përfundimtare të përfaqësimit shqiptar në parlamentin serb.



