Alban Alili për FaktiDitor: Procesi zgjedhor në Luginë po zhvillohet pa incidente

Serbia sot po voton në zgjedhjet parlamentare, të cilat po përcillen me vëmendje të veçantë edhe për shkak të ndikimit të mundshëm që mund të kenë te shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në një prononcim për FaktiDitor, Alban Alili nga shtabi i “Koalicionit Shqiptar” bëri të ditur se vendvotimet në vendbanimet shqiptare janë hapur me kohë, në orën 07:00, dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Ai theksoi se, deri në momentin e prononcimit për FaktiDitor, rreth orës 18:00, nuk ishte raportuar asnjë incident gjatë procesit zgjedhor në këto vendbanime.