Bashkimi i faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duket se është pritur mirë nga shqiptarët që jetojnë në këtë rajon. Kjo po reflektohet edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë të diel në Serbi.
Në një prononcim për FaktiDitor, Alban Alili nga shtabi zgjedhor i “Koalicionit Shqiptar” deklaroi se të dhënat preliminare na tregojnë se dalja në vendbanimet shqiptare deri në orën 18:00 vlerësohet nga 50 deri në 55 për qind.
Sipas Alilit, kjo pjesëmarrje e lartë lidhet me bashkimin e faktorit politik shqiptar në Luginë, por edhe me ardhjen e diasporës, e cila është kthyer në vendlindje për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Ai vlerësoi se këta faktorë kanë ndikuar në mobilizimin e votuesve shqiptarë dhe në rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet e kësaj të diele.



