Familja Rushiti pa kulm mbi kokë, apelon për ndihmë

306

1-1055-620x330

Shiu i rrëmbyeshëm i para tre javëve la pa kulm mbi kokë familjet Rushiti të Hasanbegut. Gjashtë shtëpitë njëkatëshe ranë viktimë e dy kanaleve përkrahë të cilat spatën fquinë të mbajnë nën kontroll ujërat e fuqishëm. Imazhi I zymtë bashkë me erën e keqe mbretëron shtëpitë nga brendia deri në rrugë tanimë tre javë transmeton TVM2.

Të çarat dhe vijat e nivelit të ujit nëpër mure, temele të trazuara janë dëshmitare të traumave që imponoi shiu. Jonuz Rushiti thotë se për momentin qëndrojnë në konvikt, ndërkaq brenda ditës vijnë për të parë shtëpinë në pamundësi financiare për të zhdukur gjurmët e hidhura të asaj nate.

“Unë jam me ndihmë sociale, jam I sëmurë edhe prej sheqerit edhe djalin e kam të sëmurë, I kam tre vajza , ato s’janë askund në punë. Me na ndihmu dikush ta ndërtojmë, faleminderit. Të hyjmë dikund se tashi vjen edhe dimri s’ke ku rrin, s’ke ku flen, atje me një dhomë s’ma mer mendja të jetojë unë me pesë anëtarë dhe dy vetë me një krevet të flejmë. Edhe një djalë e kam pas të sëmurë prej zemrës, është I bëmë operacion prej zemrës dhe ai nuk mundet të jetojë në këtë lloç, në këtë situatë po e shihni vetë e shihni vet se kjo shtëpi duhet me u prish krejt dhe me të ndërtohet sërish.” – tha Jonuz Rushiti, banor i Hasanbegut.

Edhe vajza e zonjës Zekije me komplikacione në zemër nuk mund të kthehet në këtë shtëpi të shembur, të cilën gjithashtu s’kanë mundësi ta ngrenë në këmbë.

“Jo nuk kemi mundësi, burrin nuk e kam në punë edhe ai vetë ka pasur sulm në kokë, është me terapi, koka I dhemb vetëm hapa konsumon. Nuk kemi mundësi. Po të na ndihmojnë dikush ne I falemderojnë, nëse jo sërish faleminderit , skemi çka bëjmë.” – tha Zekije Rushiti, banore e Hasanbegut.

Situatë e ngjashme edhe në shtëpitë tjera të familjes Rushiti. Nga goja e tyre s’pushojnë apelet për ndihmë.

“Unë jam e sëmurë prej sheqerit, bronhitit, reumën, unë smundem me flejt këtu. Kanë ardhur komisionet për vlerësimin e dëmeve dhe asgjë nuk na ka thënë, na panë dhe shkuan.”  -deklaroi Xharije Rushiti, banore e Hasanbegut.

“Tani kemi mbetur kërkund hiç, të ndërtojmë s’kemi mundësi. Kush ka mundësi të na ndërtojë shtëpitë, të na ndihmojë ne e falënderojmë , kemi mbet kërkund hiç.” – u shpreh Safije Rushiti, banore e Hasanbegut.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka vizituar dy herë shtëpitë duke konstatuar rindërtimin e tyre dhe për të mos ardhur më.

Këtyre familjeve I janë ofruar ndihma në ushqime, veshmbathje dhe gjëra të tjera shtëpiake të cilat akoma nuk kanë zënë vendin e duhur në këto kasolle të ngritura me shumë mund dhe shkatëruar mbrenda natës.

Comments