Ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht2,06 % në raport me vendimin e datës 24.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 6,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,166 den/kg dhe tani do të jetë 44,410 den/kg.

Nga data 1.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 94,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 96,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,410 (denarë/kilogram)

By admin7