Shtrenjtohen biletat e autobusit! Nga Tetova në Shkup për 50 denarë më shtrenjtë

Pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, ashtu siç u paralajmërua për rritje të çmimeve, nga dje janë rritur edhe çmimet e biletave të aerobusit për transportin ndërurban në vend. Bileta nga Tetova për në Shkup u shtrenjtua për 50 denarë më ndërsa bileta nga Kumanova për në Shkup për 30 denarë, shkruan Portalb.mk.

Deri para dy ditëve bileta nga Tetova në Shkup kushtonte 200 denarë për një drejtim, ndërsa nga dje ajo kushton 250 denarë. Bileta për dy drejtime tani kushton 500 denarë.

Nga Kumanova për në Shkup deri para dy ditëve bileta kushtonte 170 denarë për një drejtim, ndërsa tani kushton 200 denarë. Bileta për dy drejtime tani kushton 400 denarë.

Nëse një person nga Tetova i cili punon në Shkup dhe merr pagë minimale e cila është rreth 26,000 denarë dhe udhëton çdo ditë për në punë, atij nga paga i shkojnë rreth 11,000 denarë apo 42% e rrogës vetëm për bileta ditore autobusi, vajtje-ardhje (22 ditë pune).

By admin7