Skenari për 27 dhjetorin, Gjini: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pak minuta para se të nisë seanca konstituive e së dielës, kun ë rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjini ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ka qenë e qartë se Lëvizja Vetëvendosje synon që zgjedhjet e reja të mbahen më 27 dhjetor.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me “popullin serb”. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin.”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë kuptuar skenarin e Kurtit.

“Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka thënë Gjini.