Dua Lipa shkëlqen në kampanjën e re të Bvlgari-t

Dua Lipa rikthehet në qendër të vëmendjes me një paraqitje mahnitëse në fushatën e re të Bvlgari.

Këngëtarja shfaqet elegante dhe joshëse, duke vendosur në pah bizhuteritë luksoze të markës italiane, shkruan IndeksOnline.

Me një pamje glamuroze dhe plot stil, Dua dëshmon edhe një herë pse është një nga figurat më të kërkuara të botës së modës.

Fotot e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën dhe paraqitjen e saj.