PhD candidat: Gzim Rushiti
Nocioni “lufta hibride” ka filluar të përdoret nga gjysma e dytë e decenies së parë të shekullit të XXI –të. Edhe pse deri më tani nuk është arritur një pajtueshmëri e plotë midis studiuesve dhe ekspertëve për atë se çka paraqet lufta hibiride dhe cilat janë karakteristikat e luftës hibride, por përsësi ato pajothen rreth një konstatimi të përbashkët se lufta hibride paraqet kombinim të elementeve konvenciaonale dhe jo konvencionale të luftës. Nocionin e “luftës hibride” për herë të parë e përkufizoi ish-koloneli i Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Frank Hoffman, ndërsa termi “luftë hibride” filloi të përdoret gjerësisht pas pushtimit ushtarak nga ana e Rusisë të gadishullit të Krimesë në Ukrainë në vitin 2014. Sipas përkufizimit të Frank Hoffman lufta hibride paraqet grup të aftësive konvencionale, të taktikave dhe formacioneve të parregullta dhe të akteve terroriste të cilat përfshijnë dhunën, zhvatjen dhe krimin.
Edhe pse nocioni “luftë hibride” filloi të përdoret shumë vonë, edhe atë në gjysmën e dytë të decenies së parë të shekullit të XXI –të dhe filloi të përdoret jashta qarqeve profesionale edhe gjerrësisht nga masat e gjëra të popullsisë vetëm pas pushtimit ushtarak të Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë në vitin 2014, elemente të cilët e përbëjnë luftën hibride munet të gjenden edhe në kaluarën e largët, pasi që edhe në luftërat dhe konfliktet në të kaluarën e lashtë janë përdorur propaganda, spiunazhi, përodirimi i informacionit dhe dezinformata si dhe janë përodru elemente të tjera të cilat e përbëjnë luftën hibride për të ndikuar tek armiqtë.
Lufta hibride paraqet strategji ushtarake e cila për të arritur që të realizojë qëllimet e saj shfrytëzon mënyra jokonvencionale të luftimit, duke përfshirë armën politike, ekonomike, psikologjike, spiunazhin, dezinformimin e opinionit publik, sabotazhet dhe sulmet kibernetike.
Qëllimi kryesorë i luftës hibride është që të arrijë të krijojë tensione apo ti rrisë tensionet deri në atë nivel sa të jetë e mundur që të arrihet të realizohen objektiva dhe qëllime të të synuara dhe të planifukuara më parë, pa qenë dhe pa mos pasur nevojë të përdoret as edhe një plumb.
Përdorimi i sabotazhit dhe sulmeve kibernetike si intrumente dhe mjete të cilat i shfrytëzon lufta hibride përdoren dhe kanë qëllim që të arrijnë dy shynime krysore:
1) Të godasin infrastrukturën strategjike dhe infrastrukturën kritike të shtetit i cili është objekt i sulmit, në rastin konkret të shtetit armik, dhe
2) Synimi i dytë i përdorimit të sabotashit dhe sulmeve kibernetike gjatë luftës hibride është që të shkaktojë një ndikim psikologjik i cili e dobëson armikun, ose në një rast edhe më të mirë të nxit popullsinë e shtetit i cili llogaritet kundërshtar dhe objekt i luftës hibride kundër tij.
Lufta hibride paraqet tërësinë e aktiiviteteve dhe veprimeve politike, ekonomike, diplomatike, psikologjike dhe të propagandës si dhe të aktiviteteve dhe veprimeve ë zbulimit dhe kundërzbulimit dhe në ndonjë rast edhe të aktiviteteve dhe veprimeve suhtarake të projektuara dhe të realizuara nga një shtet kundër një shteti tjtër të cilin ai e konsideron armik. Lufta hibride në të shumtën e rasteve zhvillohet midis dy shteteve kur shteti agresor dhe shteti i cili është i sulmuar nuk janë në luftë të shpallur zyrtarisht.
Në terminologjinë bashkëkohore në shkencat e ndryshme të cilat merren me studimin e luftës hibride, për të përshkruar të njëjtat fenomene dhe instrumente të cilat i shfrytëzon lufta hibride për të arritur qëllimet e saja mund të përdoren edhe terme të tjera si “luftë speciale” ose nocionin “luftë subversive”.
Synimi kryesorë i luftës hibride është rrëzimi i qeverisë së shtetit të sulmuar, destabilizimi i asaj qeverie, të krjijojë pakënaqësi tek popullsia e shtetit të sulmuar ndaj qeverisë së shtetit i cili është cak i sulmit, krijimi i trazirave dhe revoltave qytetare etj.
Shtetet e ndryshme bashkëkohore në shekullin e XXI –të, vendosin që të shfrytëzojnë mjetet e luftës hibride për të arritur që të realizojnë synimet e tyre të nxitura nga më tepër sjkaqe dhe arsye. Por shkaku dhe arsyeja kryesore dhe më e rrëndësishme se përse shtetet bashkëkohore në shekullin vijue vendosin që të përdorin instrumentet e luftës hibride për të arritur që të realizojnë qëllime e tyre është se ato vlerësojnë se në pikëpamje strategjike synimi i tyre mund të arrihet që të realizohet edhe nëpërmjet luftës hibride me shumë më pak viktima, ose në rastin më të mirë edhe pa asnjë viktimë një njerëz dhe me shpenzime financiare shumë të vogla.



