Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, vritet i dyshuari

Të shtëna armësh pranë Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie mbrëmjen e së shtunës në Washington, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret reaguan me shpejtësi për të siguruar zonën rreth kompleksit presidencial. Incidenti ndodhi vetëm pak metra larg rezidencës presidenciale, duke alarmuar stafin mediatik dhe autoritetet amerikane.

Shërbimi Sekret i ShBA-së konfirmoi se po heton raportimet për të shtëna në kryqëzimin e “17th Street” dhe “Pennsylvania Avenue Northwest”, pranë Shtëpisë së Bardhë. Pas raportimeve për të shtëna, gazetarët që ndodheshin në “North Lawn” u evakuuan me urgjencë dhe u dërguan në sallën e informimit për shtyp brenda kompleksit presidencial, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv.

Reklame

Sipas dëshmitarëve, brenda objektit u dëgjuan agjentë të sigurisë duke bërtitur “përkuluni”, ndërsa paralajmëronin për rrezik të mundshëm nga armët e zjarrit. Një gazetar tha se të shtënat dukej se vinin nga zona pranë ndërtesës “Eisenhower Executive Office Building”, e cila është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Agjentë të armatosur të Shërbimit Sekret u panë duke lëvizur me shpejtësi në zonë dhe duke bllokuar hyrjet përreth sallës së shtypit. Masa e izolimit u hoq rreth orës 18:45 sipas kohës lokale në ShBA, pasi situata u vu nën kontroll.

Derisa nga mediat ndërkombëtare raportohet se i dyshuari u vra nga shkëmbimi i zjarrit me agjentët e shërbimit sekret.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për një 21 vjeçar me emrin Nasire Best, i cili ishte raportohet se kishte probleme psikike,shkruan BBC transmeton Klankosova.tv.

Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, gazetarja e ABC News, Selina Wang, publikoi një video ku dëgjohen të shtënat dhe reagimi i menjëhershëm i stafit mediatik gjatë momentit të tensionit, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim dhe pritet që autoritetet të publikojnë informacione të reja në orët në vijim.

Më të lexuarat
Të fundit

By admin1