Pas debatit të zhvilluar në emisionin “Debat Plus” të Ermal Pandurit lidhur me organizimin e tubimeve partiake në Zvicër, ka reaguar pronari i lokalit të njohur “Rinora 4” në Zürich.
Ai ka sqaruar publikisht se në ambientet e “Rinora 4” nuk është mbajtur asnjëherë asnjë tubim partiak dhe se lokali nuk është përdorur për aktivitete të tilla.
Sipas tij, “Rinora 4” prej 26 vitesh funksionon si një vend takimi për rininë shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, duke mirëpritur mysafirë nga fusha të ndryshme pa dallim.
Në reagimin e tij, pronari thekson se të gjithë vizitorët janë gjithmonë të mirëpritur dhe trajtohen me respekt, duke nënvizuar se kjo ka qenë praktikë e vazhdueshme gjatë gjithë ekzistencës së lokalit.
Reagimi vjen pas diskutimeve publike që kanë ngjallur debat në opinionin shqiptar në diasporë lidhur me përdorimin e lokaleve në Zvicër për aktivitete politike.


