VMRO-DPMNE sulmon Filipçen: “Le të shkojë te Radevi nëse i beson verbërisht”

Valentin Manasievski ka hedhur akuza të ashpra ndaj kreut të LSDM-së, Venko Filipçe, duke deklaruar se ai “i beson verbërisht” presidentit bullgar Rumen Radev lidhur me pretendimet se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për shtyp, Manasievski tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është “vetëm hapi i parë nga shumë hapa”, duke pretenduar se kërkesat e Sofjes shkojnë përtej ndryshimeve kushtetuese dhe prekin gjuhën, historinë, kulturën dhe identitetin maqedonas.

Reklame

Ai iu referua edhe një videoje të vitit 2019, ku Radev flet për historinë maqedonase në kontekst bullgar, duke thënë se kjo dëshmon se kërkesat bullgare nuk kufizohen vetëm te Kushtetuta.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse Filipçe do të vinte në pushtet, ai do të pranonte interpretime sipas të cilave figura historike si Goce Delçev, Jane Sandanski, Pitu Guli dhe Dame Gruev do të paraqiteshin si figura bullgare.

VMRO-DPMNE theksoi se nuk do të lejojë, siç u shprehën ata, “ripërcaktimin e identitetit maqedonas” dhe paralajmëroi vazhdimin e një “politike dinjitoze” në raport me Bullgarinë dhe procesin e integrimit evropian.

By admin