Departamenti Meteorologjik ka paralajmëruar mot të paqëndrueshëm gjatë ditëve në vijim, me reshje intensive shiu, bubullima dhe erëra të fuqishme në disa rajone të vendit.
Sipas parashikimeve, nesër pritet shfaqje e izoluar e paqëndrueshmërisë, ndërsa të enjten moti do të përkeqësohet në disa zona me shira të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike dhe erëra të forta.
“Lokalisht nesër dhe të enjten, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje më të bollshme, shkarkime elektrike, erëra të forta mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitjen e breshërit”, njoftojnë nga Departamenti Meteorologjik.
Meteorologët paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat ku priten stuhi më intensive dhe erëra të fuqishme.
Sipas parashikimit aktual, nga e premtja pritet stabilizim i përkohshëm i motit dhe kthim i kushteve më të qeta atmosferike.


