UEFA viziton Kosovën


Një delegacion i UEFA-s do ta vizitojë sot Kosovën, për t’u njohur më nga afër me gjendjen e futbollit të femrave në vendin tonë, shkruan zeri.info.
Delegacioni i udhëhequr nga zonja Emily Shaw, menaxhere për zhvillimin e futbollit të femrave, si dhe Alexandra Doncila e Ema Sykes, zyrtare të larta në divizionin e marketingut, do ta vizitojnë shtëpinë e futbollit kosovar, për ta parë zhvillimin në futbollin e femrave dhe marketingun, me ç’rast do t’i japin edhe këshillat e duhura në këtë drejtim. /Zëri/