“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë.

Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino.

Reklame

Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë botën në shkallë globale.

El Nino është faza e nxehtë e ciklit klimatik natyror ENSO, që karakterizohet nga një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe Lindor.

Provokon luhatje meteorologjike dhe klimatike në shkallë globale.

Si pasojë e spostimit të ujërave të nxehta drejt Australisë dhe Indonezisë e akumulimit më pas në Amerikën Jugore, klima bëhet ekstremisht e thatë në zonat e para, ndërsa në Amerikën Jugore verifikohen shira dhe përmbytje të shumta.

Amerika e Veriut përfshihet nga dimra të ngrohtë dhe të thatë, Euroazia me dimra më të butë e reshje më të dendura.

Ky fenomen zgjat zakonisht nga 9-12 muaj, e më pas pasohet nga faza e kundërt që është La Nina, që shoqërohet me ftohje të madhe të ujërave oqeanike.

By admin5