Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ka njoftuar se ka filluar pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse të vitit shkollor 2025/2026.
Sipas njoftimit, shtesa arsimore paguhet në katër periudha gjatë vitit shkollor. Pagesa për periudhën e parë realizohet në dhjetor, për periudhën e dytë në shkurt, për periudhën e tretë në maj, ndërsa për periudhën e katërt në korrik.
Ndërkohë, autoritetet rikujtojnë se një ditë më parë nisi edhe pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin maj, pas një vonese disaditore.
Përfituesit që posedojnë kartela debiti mund t’i tërheqin mjetet përmes bankomateve, t’i përdorin për pagesa elektronike në rrjetin e shitjeve ose përmes shërbimeve të bankave elektronike dhe mobile.
Pagesa e shtesës arsimore synon të mbështesë familjet dhe nxënësit në përballimin e shpenzimeve që lidhen me procesin arsimor gjatë vitit shkollor. transmeton faktiditor.info

