Ndalohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në objekte fetare

Policia e Tetovës ka ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në objekte fetare.

“Më 05.07.2026, në ora 13:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” pasi ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka kryer vjedhje në kishën e fshatit Bërvenicë, si dhe në dy xhami në Tetovë”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

By admin2