Federata Sindikale e RTK-së ka pezulluar protestën e paralajmëruar për sot, pasi Qeveria në detyrë miratoi ndarjen e 2.24 milionë eurove për transmetuesin publik.
Sindikata tha se vendimi krijon mundësi për ekzekutimin e pagave, pas 13 ditësh pune pa kompensim, por paralajmëroi se do ta monitorojë situatën.
“Asnjë punëtor nuk duhet të detyrohet kurrë më të punojë pa marrë pagën e tij,” thuhet në reagim.
Po ashtu, Federata theksoi se “Punëtorët nuk do të pranojnë të jenë peng i bllokadave politike.”



