Varrimi i studentit që humbi jetën në Gjermani mbahet të shtunën në Alldancë

Familjarët e të ndjerit Emre Nazifi, studentit që humbi jetën tragjikisht në Gjermani, kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Alldancë, Komuna e Krushevës.

Familja fton të gjithë të afërmit, miqtë, shokët dhe qytetarët që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit, të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Stafi i portalit FaktiDitor.info i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nazifi, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke u lutur që ai të prehet në paqe dhe familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

By admin