Mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se rruga rajonale Brezovicë–Prevallë (R115) do të jetë e mbyllur përkohësisht më 18 dhe 19 korrik 2026, për shkak të organizimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.

Sipas njoftimit, ndalesa e qarkullimit do të zbatohet në të dyja ditët nga ora 10:30 deri në 18:00.

Programi i aktivitetit parasheh që më 18 korrik të mbahen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik të zhvillohet gara, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Ministria njoftoi se, për të garantuar zhvillimin e sigurt të aktivitetit, organizatorët do të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse. Qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik u bëhet thirrje që të planifikojnë lëvizjet e tyre gjatë orareve të mbylljes, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve në terren.

By admin4