Rama: Nis asfaltimi që lidh Rrugën A me Rrugën B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin te rrethi që lidh Rrugën A me Rrugën B.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga terreni, ku shihen ekipet dhe makineritë duke realizuar asfaltimin.

Përfundimi i kësaj rruge pritet të lehtësoj lëvizjen për qytetarët në kryeqytet.

By admin4