Përleshje fizike në sheshin e Tetovës, ndërhyn policia

Më 19.07.2026 në ora 22:00, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë vërejtur dhe parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë publike me një përleshje fizike midis B.S. (32) nga fshati Poroj dhe H.E. (38) nga fshati Pallçisht i Epërm.

Pas ndërhyrjes, B.S. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

By admin7