Pasi fitoi Kupën e Botës, ekipi kombëtar spanjoll, pas arriti në Madrid, të hënën ishte për vizitë edhe te mbreti i Spanjës, duke bërë ndalesat e zakonshme në pallatin “Zarzuela” dhe pallatin “Moncloa”.
Vëmendjen në këto takime e morri një bised mes golashenuesit të finales, Ferran Torres, me vajzën e mbretit Felipe VI, Princeshës Leonor, shkruan IndeksOnline.
Në një video virale në rrjetet sociale, shihet se princesa Leonor, gjatë përshëndetjes së lojtarëve për mbretin dhe mbretëreshën, i thotë diçka sulmuesit të Barcelonës.
Ky komunikim nga fansat u mor si një komplimet ndaj Torresit, por e vërteta qëndron ndryshe.
Është zbuluar se princesha Leonor i kishte thënë: “A nuk do ta rruaje kokën”, derisa përgjigjja e tij ishte: ”Jo, Jo”.
Kjo duket se ishte një shaka, pasi Ferran Torres kishte premtuar se do të qethte flokët nëse arrin ta fitonte Kupën e Botës./IndeksOnline/
— FCBW (@Forca_Fcb) July 21, 2026



