Qeveria ka reaguar ndaj deklaratave të Dalibor Kitanoviqit lidhur me Ratko Mlladiqin, duke distancuar veten nga qëndrimi i tij dhe duke e cilësuar atë si personal dhe të papranueshëm.
Në reagimin e saj, Qeveria thekson se qëndrimi zyrtar bazohet në vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe se Ratko Mlladiqi është dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
“Qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe bazohet në faktet juridike të përcaktuara ndërkombëtarisht. Ratko Mlladiqi është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Qeveria e ka bërë të qartë se deklaratat e Kitanoviqit nuk përfaqësojnë qëndrimin e saj dhe se atij do t’i kërkohet tërheqja e qëndrimit.
“Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë”, thuhet më tej.
Në reagim theksohet gjithashtu se anëtarët e Qeverisë duhet të respektojnë qëndrimet dhe politikat e përcaktuara nga ekzekutivi.
Qeveria shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se nëse Kitanoviqi nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, pritet që të largohet nga pozita që ushtron.
“Vullnetarizmi është i papranueshëm dhe Qeveria do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij. Nëse Kitanoviqi nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, presim që ai të tërhiqet nga pozita që ushtron”, përfundon reagimi.



