SERBIA, VET I ARRESTOI DHE I DËRGOI NË HAGË FIGURAT MË TË KËRKUARA PËR KRIME LUFTE!

Pas ndryshimeve politike dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian, arrestuan, dorëzuan ose mundësuan dorëzimin e personave të akuzuar për krime lufte në Hagë.

Arrestimi i Ratko Mlladiçit!

Pas rreth 16 vitesh në arrati, Ratko Mlladiqi u arrestua në Serbi në maj të vitit 2011 dhe u transferua në Hagë. Arrestimi i tij u konsiderua një hap vendimtar për bashkëpunimin e Serbisë me drejtësinë ndërkombëtare dhe për rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Njeriu i tyre, të cilit i thurin lavde dhe për të cilin ndizen qirinj, është një njeri që është përgjegjës për vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe ekzekutimin e njerëzve me duar të lidhura!

Për gjeneralin Ratko Mladić, në vendlindjen e tij ende ndezin qirinj dhe shprehin fjalë lavdie. Por asnjë lavdërim dhe asnjë përkujtim nuk mund t’i fshijë krimet dhe vuajtjet e viktimave të pafajshme.

Të lavdërosh kriminelin nuk është nderim, është fyerje për viktimat dhe për drejtësinë!

By admin7