Edhe një takim sonte për Presidentin, Kurti e Abdixhiku pa dakordim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raportohet se janë takuar sërish mbrëmjen e sotme.

Takimi dyshohet se ka pasur në fokus çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për të cilën dy liderët kanë zhvilluar diskutime edhe në ditët e fundit.

Në takimet paraprake, Kurti dhe Abdixhiku kishin konfirmuar se diskutimet kishin kaluar edhe te emrat konkretë të mundshëm për postin e Presidentit.

Megjithatë, nga takimi i sotëm nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë pajtim apo është bërë ndonjë hap konkret drejt zgjidhjes së çështjes.

Deri në publikimin e këtij raportimi, partitë nuk kanë dhënë detaje zyrtare për takimin e sotëm.

By admin7