Policia ka raportuar për dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve në Zubin-Potok, ku në dy shtëpi të pabanuara janë gjetur armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre.
“Rasti i parë raportohet se ka ndodh me 30.08.2026 – 03:00, ku thuhet se në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe barut për mbushje të fishekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”.
“Ndërsa rasti i dytë po ashtu në Zubin-Potok / 30.08.2026 – 04:40. ku raportohet se në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe konfiskuar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, njofton Policia



