Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot zyret e OVL-UÇK-së.
Haradinaj në këtë takim u prit nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati me të cilin diskutuan çështjet aktuale vendore dhe sfidat me të cilat po përballet Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë, ashtu siç ishte vetë UÇK-ja në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në njoftim.



