ashmë është e qartë për të gjithë ata kanë sy dhe veshë që e kanë kuptuar se qeveria e koalicionit qeveritar e kryesuar nga kryekomiti Micko, prej dy vitesh në pushtet jo vetëm që nuk është përpjekur për të vazhduar rrugën europiane për hapjen e negociatave me BE-në, por përkundrazi, ajo me premierin Micko po vazhdojnë planin sipas agjendës serbo-ruse, duke minuar urën që lidh Severnistanin me rrugën europiane!
Ndërsa qullashët shqiptarë (VREDI) si makijazh në këtë koalicion po luajnë më shumë rolin e çimkave të Mickos sesa si partnerë qeverisës, duke u shmangur kështu nga premtimet dhe zotimet për ndryshimet kushtetuese, si kusht i para dy viteve të qëndrimit të tyre në qeveri.
Dy vjet kanë kaluar nga premtimi i pambajtur i vredistëve se ndryshimet kushtetuese ishin alfa dhe omega në qeverinë e koalicionit për ta sjellë ndryshimin, por që as pas dy vitesh nuk duket gjë ne horizont, sepse agjenda e premierit Micko nuk është Brukseli, por Beogradi dhe Moska!
Ndaj, ura që lidh rrugën europiane është minuar nga bota serbe tashmë e instaluar këmbëkryq në pallatin e bardhë, brenda kabinetit të kryekomitit Micko me çikmat shqiptare që luajnë rolin e servilit dhe se nuk mbajnë përgjegjësi për premtimet dhe zotimet e tyre.
Duke parë dështimin e tyre në dy vitet e bashkëqeverisjes vredistët janë vënë me shpatulla pas murit nga komitët amshore te kesaj qeverie, por për hir të pushtetit qullashët tanë duhet t’i kapërdijnë premtimet e pambajtura a për rrugën europiane dhe ndryshimet kushtetuese.
Ata nuk flasin me për ndryshimet kushtetuese dhe afatet kohore të këtij rrugëtimi, ku despoti i tyre Micko prej kohësh ka devijuar këtë rrugëtim nga Brukseli drejt Beogradit, si pjesë e strategjisë së hegjemonisë serbe mbi Severnistanin.
Kjo është gënjeshtra e radhës për shqiptarët e sajuar në këto tri dekada të shkerdhatokracisë maqedone me ndryshimin që nuk duket gjëkundi, pasi ura e rrugës europiane është e minuar nga despoti i kesaj qeverie.
Medai Shaholli



