Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përsëri pasi LVV s’ka pranuar që të votojë kandidatin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Bajrami ka thënë se duhet pyetur eksponentët e LVV’së se a kanë votuar për kryetar të Kuvendit kur kanë qenë në opozitë dhe se me votat e kujt e kanë zgjedhur Aida Dërgutin e Glauk Konjufcën nënkryetarë të Kuvendit.
Ajo ka thënë se deputetët e VV’së duhet pyetur se a kanë votuar për president të Kosovës, sa kanë qenë në opozitë.
Në fund, Bajrami i ka quajtur hipokrita.
“ Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:
– A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?
– Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?
– A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?
Hipokrita!”, ka shkruar Bajrami.



