Yjet e Hollivudit humbasin nënën dhe babanë brenda një viti

Babai i Ben (54) dhe Casey Affleck (51), Timothy “Tim” Byers Affleck, ndërroi jetë këtë vit.

Casey Affleck e bëri publike këtë në një konferencë për shtyp për filmin e tij “Company” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, transmeton Indeksonline.

“Filmi u kushtohet prindërve të mi sepse këtë vit humba si nënën ashtu edhe babanë, dhe ata ishin shumë të rëndësishëm për mua”, shpjegoi ai, sipas Page Six, në lidhje me filmin që ai drejtoi, bashkëshkroi dhe në të cilin luan. “Doja shumë t’ua tregoja këtë film, por nuk ndodhi”, thuhet se tha 51-vjeçari në fjalimin e tij të shkurtër për prindërit e tij. “Mendoj se do t’u kishte pëlqyer”?!

Që nga korriku ishte bërë e ditur se nëna e Ben dhe Casey Affleck , “Chris” Anne Affleck, kishte ndërruar jetë në qershor në moshën 83 vjeçe pas një beteje me kancerin në pankreas.