Kremlini: Putin takohet sot me kryeministrin kinez, Li Qiang

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet sot, në Shën Petersburg, me kryeministrin kinez, Li Qiang, si dhe me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve TASS.

Takimet zhvillohen në një moment të rëndësishëm diplomatik, ndërsa vijojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Bisedimet me Witkoff pritet të jenë pjesë e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit dhe Moskës për të çuar përpara procesin e negociatave.