Arifi: Disa shqetësohen për protestat në Shqipëri, ndërsa heshtin për shitjen e pronës në Tetovë

Këshilltari i “Më Mirë për Tetovën”, Agron Arifi, ka kritikuar një grup të aktivistëve dhe intelektualëve nga Tetova të cilët shqetësohen për protestat në Shqipëri, ndërsa heshtin për shitjen e pronës në Tetovë. Në postimim e tij të shoqëruar me një foto intriguese, Arifi kritikon këtë grup për standarde të dyfishta.

Ditët e fundit, shumë aktivistë e intelektual të Tetovës janë të shqetësuar me plot të drejtë rreth protestave në Shqipëri. Por po të njejtit, për shitjen e pronës publike të Tetovarëve heshtin dhe po sillen sikur asgjë nuk po ndodh.

Për çiftin e këtyre me standarde të dyfishta të reagimeve varësisht kush është pjesë e pushtetit dhe prej kujt kanë benefite, Dante Aligeri para 700 viteve ka tregu ku e kanë vendin!