Ndërron jetë babai i Imer Selmanit

Me pikëllim të thellë është bërë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Zulkifli Selmanit, babait të Imer Selmanit, raporton Faktiditor.info

Sipas njoftimit të familjes, ai ka ndërruar jetë sot, më 27 tetor 2026.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Shishovë.

Familja ka ndarë lajmin e hidhur me farefisin, miqtë dhe dashamirët, duke shprehur besimin në caktimin e Allahut të Madhërishëm.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”

Allahu e mëshiroftë të ndjerin, ia faltë xhenetin dhe familjes Selmani i dhëntë sabër në këto momente të vështira./Faktiditor.info/