Gërvalla: Arlinda nuk u vra pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprake

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se raporti për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është pjesërisht i plotë, pasi nga disa prej zyrave përgjegjëse nuk janë marrë ende përgjigjet e kërkuara.

Në konferencën për media, Gërvalla tha se presin sqarime shtesë nga institucionet përkatëse.

Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim, pasi institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun që i kanosej.

Sipas Gërvallës, Arlinda kishte raportuar në Polici dhunën fizike dhe psikologjike më 10 korrik.

Ajo gjithashtu kishte dorëzuar prova dhe kishte informuar Policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje.

Gërvalla ka vazhduar leximin e raportit, të cilin ajo dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ia kishin dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes.