Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, thanë se nuk e shohin dorëheqjen si formë për të “kontribuuar” në çështjen e Arlinda Zekajt

Para qeverisë, ajo u shpreh e ashpër ndaj tyre.

“Qysh sju vjen turp, a keni pasë gjak shqiptari. Ju sot as dhimbjen nuk e respektoni, jeni t’u bo hajgare me neve. Po na shkojnë vajzat tona, po na shkon rinia? Turpi s’paska kufij a?”, ka thënë ajo.

Ndryshe, ministrat Gërvalla e Sveçla kanë mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, ku edhe kanë folur lidhur me raportin e dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Që të dy kanë deklaruar se nuk e mendojnë dorëheqjen.